Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti pret në takim presidentin e Shqipërisë Ilir Meta

nga Venera Grabanica25 nëntor 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Në takimin Kurti-Meta mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, gjersa kanë vazhduar bisedën pa praninë e kamerave.
Gjatë ditës Meta u takua edhe me kryetarin e kuvendit Glauk Konjufca, kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin dhe atë të LDK-së Lumir Abdixhiku.
Gjatë takimit me Konjufcën. presidenti shqiptar u shpreh se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, duke uruar që të ndodhë sa më parë.
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, presidenti shqiptar do të mirëpritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →