Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti pret studentë nga Universiteti i Amsterdamit

nga Venera Grabanica17 qershor 2024
Kurti pret studentë nga Universiteti i Amsterdamit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me grupin e studentëve nga Amsterdam University College, të cilët janë pjesë e “Peace Lab field trip” dhe po qëndrojnë për një vizitë studimore në vendin tonë.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti ua ka prezantuar studentëve arritjet e Qeverisë në tri vitet e fundit në fusha të ndrysheme.

“Kryeministri i prezantoi studentët me arritjet e qeverisë gjatë tri viteve të fundit: në punësim – sidomos të grave, dhe të të rinjve, edhe përmes platformës Superpuna; në investimet kapitale më të mëdha në historinë e Republikës së Kosovës; në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit; në digjitalizimin; në investimet për bursa për studimet në STEM (shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematikë) dhe programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës, aty ku bashkohen studentët prej komuniteteve të ndryshëm; për tranzicionin drejt energjisë së ripërtërishme; për drejtësi e për shpërndarje të barabartë të zhvillimit ekonomik të vendit, ndër të tjera përmes shtesave për nënat lehona, arsimit universitar falas, përmes bursave, dhe me masa afirmative për komunitetet joshumicë”, thuhet në komunikatë.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →