Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti prezanton një program për të rinjtë

nga Venera Grabanica11 gusht 2024
Kurti prezanton një program për të rinjtë

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje të rinjve nga mosha 16 deri në 24 vjeç që të aplikojnë për “praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim”.

“Programi quhet Kosovo Generation Unlimited”, tha Kurti në një video të publikuar në Facebook.

“Vetëm në dy vitet e fundit janë mbi 1200 të rinj mes moshës 16 dhe 24 vjeç që kanë përfituar nga kjo mundësi. 60% prej tyre janë vajza”

“Sektorët janë të ndryshëm: prej atij të shërbimeve e shitjes me pakicë te TIK-u, e deri te marketingu, financat dhe bankat, e shërbimi publik”, shtoi  Kurti.

“Ju ftoj ta vizitoni faqen ëëë.kosovogenu.com për të parë të gjitha mundësitë për praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim që po ofrojmë për rininë tonë përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe bashkëpunimit me UNICEF-in në Kosovë dhe bizneset anëtare të rrjetit CSR Kosova”, deklaroi ai.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →