Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti priti ushtarakët e FSK-së që e përfunduan misionin në Kuvajt

nga Miranda Beqaj29 tetor 2021

Kryeministri, Kurti së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla, kanë pritur sot në takim pjesëtarët e FSK-së, të cilët nga muaji maj deri në muajin tetor 2021, ishin pjesë e misionit paqeruajtës në Kuvajt.
Kurti tha se misioni i bashkë-zbarkimit në Kuvajt është misioni i parë për Kosovën.
”Kosova po e merr një rol më të madh në siguri dhe mbrojtje që është nder, por edhe përgjegjësi e madhe. Tani është koha që ju profesionalisht t’i ndani të gjitha mësimet e mësuara në këtë mision në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe të kaloni momente relaksuese me familjet dhe miqtë tuaj”, ka thënë Kurti.
Ky i fundit i ftoi ushtarakët që të jenë gjithnjë këmbëngulës në profesionalizmin dhe shërbimin fisnik për paqe dhe liri.
Pjesëtarët e Misionit në Kuvajt ishin: Major Mentor Ibrahimi, Kapiten Kreshnik Haxhiu, Toger Dhurim Shemsedini, Tetar Hyjnor Lajqi dhe Ushtari i Klasit të Parë Mehmet Mehmeti.
Këta të fundit e falënderuan kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme gjatë misionit si dhe u zotuan se ka qenë nderë për ta që t’i shërbenin atdheut dhe t’i kontribuonin paqes krahas forcave ushtarake të SHBA-së. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →