Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti publikon fotografi nga pritja në Pallatin Elysee

nga B G12 nëntor 2022
Kurti publikon fotografi nga pritja në Pallatin Elysee

Kryeministri i vendit, Albin Kurti  është pritur nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron në Pallatin Elysee. Ai atje është shoqërar nga bashkëshortja e tij, Rita.
Kurti sot në rrjetet sociale publikoi fotografi nga kjo ngjarje.
“Pas diskutimeve në Forumin e Paqes në Paris, mbrëmë patëm nderin dhe kënaqësinë të jemi në darkën solemne në Pallatin Élysée. Bashkë me gruan time Ritën, u pritëm nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron”, shkruan Kurti.
Në këtë darkë e pranishme ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin Prindon Sadriu./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →