Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti – qytetarëve: Po punojmë përditë si ju në fushveprimtarinë tuaj

nga Venera Grabanica10 korrik 2024
Kurti – qytetarëve: Po punojmë përditë si ju në fushveprimtarinë tuaj

Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se ata po punojnë “përditë” sikur ata në fushëveprimtaritë e tyre.

Ai tutje përmendi aktivitet e ditës së sotme. Ai tregoi se me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ishin në Malishevë për korrje-shirje te bujku Asman Kryeziu, për të cilin tha se “djerrinën me 260 metra kub gurë e ka kthyer në 2 hektarë arë me grurë”.

’Po punojmë përditë, siç e jetoni dhe përjetoni ju ditën tuaj në fushveprimtarinë tuaj anë e mbanë Kosovës’’, tha Kurti.

Kurti tha se rendimenti i sivjetmë i grurit pritet ta plotësojë kërkesën e brendshme për konsum.

“Rendimenti këtë vit po duket të jetë i lartë. Pritjet tona janë që prodhimi i grurit të shtohet edhe për 140 mijë deri në 150 mijë ton grurë, që do të thotë se do të mund ta plotësojmë kërkesën e brendshme për konsum, pa pasur nevojë të importojmë apo të varemi nga importi”, tha Kurti gjatë mbledhjes.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →