Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Rruga Prishtinë-Mitrovicë po bëhet

nga Venera Grabanica4 mars 2024
Kurti: Rruga Prishtinë-Mitrovicë po bëhet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar nga afër punimet në rrugën Prishtinë- Mitrovicë.

Ai ka thënë se kjo rrugë po bëhet, derisa ka thumbuar pushtetet e mëhershme duke thënë se ka pasur projekte të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata.

“Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, tash do të kemi rrugë nacionale me dy drejtime, secila me nga dy korsi, gjithsej katër, plus nga një korsi ndihmëse anash. Nga projekte me plane të dobëta, përgatitje të pakta dhe zvarritje të gjata, tani kemi plane të hollësishme, përgatitje të duhura dhe punë të rregullta. Rruga Prishtinë-Mitrovicë po bëhet”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →