Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Rrugën që e ndriti Afrim Bunjaku do ta vazhdojmë pa kompromis

nga Venera Grabanica24 shtator 2023
Kurti: Rrugën që e ndriti Afrim Bunjaku do ta vazhdojmë pa kompromis

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar për ngushëllime te familja e policit të vrarë, Afrim Bunjakut.

Kurti është zotuar që rrugën që Bunjaku e ngriti do ta vazhdojnë pa kompromis.

“Lavdi Afrim Bunjakut dhe të gjithë ne zotohemi që rrugën që ai e ndriti me punën e angazhimin, sakrificën e flijimin do ta vazhdojmë pa kompromis”, ka thënë Kurti.

Kurti tutje ka shtuar se pikëllimi është i thellë, dhimbja është e madhe, por edhe krenaria është e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificëne Afrimit.

”Në betejën e Kosovës për rend dhe ligj dhe kushtetutshmëri, për siguri dhe për paqe, për të drejta dhe liri për të gjithë kundër kriminelëve dhe terroristëve të mbështetur politikisht, financiarisht, logjistikisht  nga Serbia do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës”, ka thënë ndër tjera Kurti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →