Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Serbia nuk po lejon pluralizëm te serbët e Kosovës

nga B G28 shtator 2023
Kurti: Serbia nuk po lejon pluralizëm te serbët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se shumica e minoriteteve në Kosovë kanë disa parti politike, por Beogradi, lejon që grupi minoritar më i madh në Kosovë, serbët, ta kenë vetëm një, të cilën e kontrollon nënkryetari i saj, Milan Radoiçiq.

Kurti ka shkruar në platformën “X” se serbët e kanë vetëm një parti politike, Listën Serbe, të cilën e kontrollon nënkryetari i saj, Milan Radoiçiq, i cili është një kriminel i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe, e që po ashtu, sipas Kurtit, luajti rol udhëheqës në sulmet terroriste të kësaj jave në Banjskë.

“Shqetësimet për të drejtat e serbëve të Kosovës nuk janë të bazuara nëse ata injorojnë të drejtën për pluralitet politik dhe nevojën për përfaqësim të lirë nga kriminelët e sanksionuar nga perëndimi, të cilët kanë qenë të përfshirë në vrasjen e policëve dhe terrorizimin e njerëzve që duhet të përfaqësojnë”, ka shkruar Kurti në platformës X.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →