Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Kurti: Serbia të ballafaqohet me të kaluarën e saj

nga Venera Grabanica10 qershor 2024
Kurti: Serbia të ballafaqohet me të kaluarën e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Memoriale të Gjenocidit të Srebrenicës, Emir Sulljagiq, ku u bë thirrje që Serbia të ballafaqohet me të kaluarën e saj, tha Zyra e tij në një njoftim.

“Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë Sulljagiqit në 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë dhe përfundimit të spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, thuhet në një njoftim të Zyrë së Kurtit.

Të hënën në Kosovë u shënua 25-vjetori i përfundimit të luftës dhe i çlirimit të vendit.

“U tha se për paqe në Ballkan, Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj dhe të mbahet përgjegjëse për krimet, masakrat dhe gjenocidet e kryera, dhe që të sillen para drejtësisë përgjegjësit e krimeve të kryera gjatë luftës”, sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit.

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →