Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti sërish i ikë mediave

nga Kaltrina Berila12 prill 2025
Kurti sërish i ikë mediave

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish nuk është përgjigjur sa i përket formimit të qeverisë. Ai u pyet nga gazetarët nëse i ka votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër, por Kurti nuk është përgjigjur.

Ai mori pjesë në përurimin e pikëkalimit kufitar të përbashkët “Hani i Elezit – Bllacë”.

Përndryshe, ata që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizjes Vetëvendosje, janë regjistruar të enjten e 10 prillit si deputetë. As atë ditë, Kurit nuk iu ka përgjigjur mediave. Ndërkohë, të premten janë regjistruar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurse, të hënën, pritet të regjistrohen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cila ishte në koalicion me Nismën për Kosovën, për t’i hapur rrugë seancës konstituive të Kuvendit, e cila do të mbahet më 15 prill.

Në këtë seancë ende nuk dihet nëse do të betohen vetëm deputetët apo do të zgjedhjet edhe kryetari i Kuvendit, i cili duhet të jetë emër i propozuar nga partia që ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, që është Lëvizja Vetëvendosje.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →