🇽🇰 Kosova
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënjësisht
nga Venera Grabanica17 nëntor 2024
Kryeministri Albin Kurti ka përmbledhur disa nga përurimet që janë bërë këtë javë në shëndetësi dhe disa nga punët tjera që po kryhen.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se këtë javë u përurua barnatorja qendrore në Gjilan dhe Urgjenca e re në Podujevë, ndërsa shton se punimet në Klinikat e Nefrologjisë dhe Hemato-Onkologjisë po ecin me ritme të përshpejtuara, kurse në QKSUK tashmë ofrohet trajtimi për zgjerimin rapid të nofullës së sipërme me ekspanderë fiks – Hirax.
Kryeministri thotë se shëndetësia publike duke ofruar shërbime të reja, aparatura të teknologjisë së fundit e infrastrukturë moderne, po transformohet shpejt dhe rrënjësisht











