Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti shkon për ngushëllime te familja e profesorit dhe akademikut të ndjerë Krasniqi

nga Kaltrina Berila29 janar 2024
Kurti shkon për ngushëllime te familja e profesorit dhe akademikut të ndjerë Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me deputetë të Kuvendit e aktivistë, shkoi për ngushëllime te familja e profesorit dhe akademikut të ndjerë, Feriz Krasniqi.

Duke shprehur ngushëllimet e tij, Kurti tha se profesor Feriz Krasniqi jetoi për arsimin dhe shkencën.

“Ai do të kujtohet gjithmonë me ndjenja të thella respekti dhe mirënjohje që me aq përkushtim i udhëhoqi proceset e ndërtimit dhe ngritjes së Universitetit të Prishtinës në dekadën e parë të tij, dhe me mbresa pozitiviteti dhe dashamirësie, si një akademik me integritet dhe dinjitet të lartë”, citohet Kurti në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →