Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti sot në Çair, publikohet agjenda

nga Venera Grabanica11 gusht 2023
Kurti sot në Çair, publikohet agjenda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë në qytetet e Tetovës dhe Shkupit, ku do të realizojë takim me përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe Çairit.

Komuna e Çairit ka njoftuar për ngjarjen në të cilën do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përcjell TV21.

“Nesër më datë 11 gusht në ora 14:30, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do ta vizitojë Çairin, ku edhe do ta inaugurojmë rrugën me emrin e veprimtarit Adem Demaçi.

Ngjarja do të mbahet në afërsi të Memorialit të UÇK-së, tek Shqiponja në Komunën e Çairit, konkretisht në lagjen Fushë Topanë”, qëndron në njoftim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →