Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti s’paraqitet në Prokurorinë Speciale – “mirëpret” prokurorët në zyrën e tij

nga Kaltrina Berila16 dhjetor 2024
Kurti s’paraqitet në Prokurorinë Speciale – “mirëpret” prokurorët në zyrën e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale, me gjithë ftesën që i ishte bërë javën e kaluar për të dëshmuar sot në orën 9:30 në cilësinë e dëshmitarit, në një rast penal.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për portalin rtv21.tv ka thënë se Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë.

Ai ka thënë se Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyren e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë./21Media

Kurti jashtë vendit, s’paraqitet sot në Prokurorinë Speciale

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →