Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takohet me ambasadorin britanik, thotë se diksutuan për marrëdhëniet bilaterale

nga B G3 shtator 2024
Kurti takohet me ambasadorin britanik, thotë se diksutuan për marrëdhëniet bilaterale

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves.
Zyra e Kryeministrit njofton se ata kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, programet e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend.

“Kryeministri falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganën e Kosovës me pajisje teknike për luftimin e kontrabandës, si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe me Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila po trajnon ushtarët e Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të operacionit Interflex dhe ka kryer misione të bashkë-zbarkimit me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ai gjithashtu veçoi faktin se tash Kosova është pjesë e mekanizmit UK Export Finance, që ofron më shumë mundësi për investime nga investitorët e Mbretërisë së Bashkuar.”, thuhet në njoftim. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →