Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takohet me ish-presidentët Moisiu e Sejdiu

nga Kaltrina Berila6 tetor 2024
Kurti takohet me ish-presidentët Moisiu e Sejdiu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ish-presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu, pas konferencës “Balkan Leadership Conference”, organizuar dje nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik të Kosovës, projektet e përbashkëta mes dy shteteve, në veçanti ato në ekonomi, të cilat e fuqizojnë edhe më shumë lidhshmërinë Kosovë-Shqipëri.

Sipas një komunikate të Qeverisë, ish-presidentët Moisiu dhe Sejdiu mirëpritën faktin e arritjes së progresit ekonomik të Kosovës gjatë viteve të fundit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →