Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takohet me Kosnett, flasin për dialogun dhe taksën

nga B G29 janar 2019

Kurti përkrah qeverinë për taksën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u takua me Ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Sipas Vetëvendosjes në këtë takim, i cili u mbajt në Ambasadën e Amerikës në Kosovë u diskutua për çështje që aktualisht dominojnë interesat nacionale të vendit.

Ambasadori foli për rëndësinë që ka Kosova në politikën e jashtme të SHBA-së dhe për nevojën që pala kosovare paralelisht të kultivojë raporte shumë të mira edhe me Bashkimin Evropian, anëtarësimi në të cilën përbën aspiratën kryesore të Kosovës. Poashtu u shkëmbyen edhe qëndrimet e dy palëve për dialogun dhe tarifën doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për dëmet që po i shkaktohen vendit nga nepotizmi dhe korrupsioni në sektorin publik dhe për domosdoshmërinë e reformimit të administratës publike në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e VV-së

Ndërsa Kurti sipas komunikatës njoftoi më gjerësisht ambasadorin Kosnett për qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me dialogun dhe për taksën.

Fazat që duhen përcjellë me synim ndërtimin e një platforme dhe ekipi negociator që do të garantonte një përfaqësim serioz në dialog; për arsyet se pse qeveria nuk duhet të heqë dorë nga tarifa doganore; por edhe për vizionin e Vetëvendosje, -s rreth vendosjes së sundimit të ligjit e luftimit të korrupsionit, prioritizimin e gjenerimit të punësimit si synim kyç makroekonomik si dhe reformimin e sistemit arsimor dhe atij shëndetësor si burim me rëndësi për mbështetjen e rritjes ekonomike të Kosovës.”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →