🇽🇰 Kosova
Kurti takohet me Kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve
nga B G20 prill 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi.
“Së bashku diskutuan nevojën e nismës ligjore për mbrotjen e vlerave të luftës. Përtej rregullimit të kompensimit të plotë të shpenzimeve lidhur me protezat e invalidëve të luftës, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u përmend edhe buxheti i rritur për barnat në vlerën prej 60 milionë dhe zbatimi i Ligjit të ri për Çmimin e Barnave. “, thuhet nw njoftim.
Bëhet e ditur, se Kurti theksoi përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në adresimin e nevojave dhe mbrojtjes së të drejtave të veteranëve dhe invalidëve të luftës./21Media











