Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takoi ambasadoren e Finlandës, diskutuan për vaksinat

nga B.K6 maj 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Ambasadorja e uroi kryeministrin për formimin e qeverisë duke i dëshiruar sukses në qeverisje.

Kryeministri Kurti vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Kosovës e Finlandës. Ai e njoftoi ambasadoren lidhur me procesin e vaksinimit në Kosovë dhe përpjekjet e qeverisë për të siguruar vaksina antiCovid, dhe u interesua për mundësitë e mbështetjes me vaksina nga Finlanda.

“Në takim u bisedua për format dhe rrugët e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillimit social dhe zhvillimit ekonomik – me fokus në industrinë e përpunimit të drurit. Kryeministri dhe ambasadorja theksuan nevojën e investimeve të reja, dhe diskutuan mbi potencialin e bashkëpunimit mes investitorëve finlandezë dhe ndërmarrësve të Kosovës në Finlandë”, thuhet në komunikatën nga zyra e Kryeministrit.

Kryeministri Kurti dhe ambasadorja Stjernvall folën edhe për rëndësinë e përmirësimit të nivelit të arsimit në vend dhe gjithëpërfshirjen në arsim. Po ashtu, shqyrtuan mundësitë e shkëmbimit të praktikave të mira të sistemit arsimor të Finlandës dhe për fuqizimin e rolit të mësimdhënësve në procesin arsimor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →