Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Kurti takoi bashkatdhetarët në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas

nga E.Bullaku12 maj 2022

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e dialogut me mërgatën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas, ku ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në këtë shtet.
Kryeministri shprehu mirënjohjen për kontributin e madh nga mërgata e Amerikës për çështjen e Kosovës, si dhe rolin vendimtar në zhvillimet historike për vendin tonë.
Duke theksuar zotimin e Qeverisë së Kosovës për të punuar bashkë për të mirën e përbashkët, ai tha se në qeverisjen e tij mërgata llogaritet si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
“Vëmendja e veçantë e Qeverisë për mërgatën është reflektuar edhe në Programin Qeverisës, tha kryeministri, ndërsa përmendi nismat e qeverisë për një program nacional për transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, strategji të re për diasporën, projektligj të ri”, tha Kurti, duke shtuar se nëpërmjet nismës së dialogut me mërgatën synohet zhvillimi i partneriteteve me mërgatën dhe thellimi i bashkëpunimit të tyre me institucionet e Kosovës në fushat e arsimit, investimeve dhe inovacionit
Kryeministri theksoi se Qeveria e Kosovës ka interesim për të krijuar partneritet të ngushtë me mërgatën, dhe se mirëpret të gjithë bashkatdhetarët tonë, ndërmarrësit nga mërgata, bashkë me partnerët ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →