Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Kurti takoi emisarin e ri norvegjez për Kosovën Eirik Nestas Mathisen

nga B G14 nëntor 2024
​Kurti takoi emisarin e ri norvegjez për Kosovën Eirik Nestas Mathisen

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim emisarin e ri special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen, me të cilin ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve bilaterale, çështje rajonale dhe tema me interes të përbashkët.

Kurti vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, duke thënë se marrëveshja tregtare me vendet e EFTA-s, paraqet mundësi të reja për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe raporteve bilaterale.

Ai ofroi bashkëpunim të ngushtë emisarit të ri Mathisen dhe falënderoi emisarin e deritanishëm norvegjez Haakon Blankenborg për kontributin e deritanishëm, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →