Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takoi Kammer: FMN të gatshëm për të mbështetur reformat ekonomike të Kosovës

nga B G15 nëntor 2024
Kurti takoi Kammer: FMN të gatshëm për të mbështetur reformat ekonomike të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

“Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme ekonomike, reformat strukturore dhe përmirësimin e kushteve të investimeve, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve. “, thuhet në njoftim.

“Drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, përgëzoi përparimin e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur më tej reformat ekonomike dhe financiare të vendit. Në takim morën pjesë edhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të FMN-së.”, përfundon njoftimi./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →