Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takoi komandantin e ardhshëm të KFOR-it në Kosovë

nga Kaltrina Berila12 shtator 2023
Kurti takoi komandantin e ardhshëm të KFOR-it në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar gjeneralmajor Özkan Ulutaş, i cili pritet të jetë komandant i ardhshëm i KFOR-it në Kosovë.

Në takimin i cili është zhvilluar mbrëmjen e së hënës, Kurti i ka uruar gjeneralit turk mirëseardhje në Kosovë derisa ka thënë se do të angazhohen për qëllime të përbashkëta.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje në mbrëmje takoi Gjeneral Majorin turk, Özkan Ulutaş, i cili pritet të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it në Kosovë. Të udhëhequr nga përkushtimi i njëjtë për paqe dhe siguri, Kryeministri Kurti tha se mezi pret që të punojnë dhe të angazhohen së bashku për qëllime dhe objektiva të përbashkëta, teksa i uroi mirëseardhje në Kosovë”, ka njoftuar Kryeministria.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →