Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takoi Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë

nga E.Bullaku9 korrik 2021

Kryeministri, Albin Kurti, sot në kuadër të vizitës në Athinë, ka takuar ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, z.Nikolaos Panagiotopoulos.

Gjatë këtij takimi u bisedua për rëndësinë e sigurisë dhe paqes në rajon dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën ushtarake mes Kosovës dhe Greqisë. U vlerësua mbarëvajtja e aktiviteteve stërvitëse të përbashkëta të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat e vendeve aleate në kuadër të ushtrimit më të madh të organizuar në rajonin e Ballkanit ”Defender Europe 21”.

Kryeministri Kurti dhe ministri Panagiotopoulos folën për mundësitë e shkëmbimit të përvojave mes ministrive të mbrojtjes së të dy vendeve, në funksion të zhvillimit të mëtutjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →