RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takoi profesorin e Universitetit të Iowa-s, biseduan për avancimin e bashkëpunimit

nga Kaltrina Berila9 korrik 2023
Kurti takoi profesorin e Universitetit të Iowa-s, biseduan për avancimin e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim profesorin e Universitetit shtetëror të Iowa, Dr. Curtis Youngs.

Në takim, siç informoi të shtunën zyra e kryeministrit, u theksuan të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe potenciali që ka ky sektor për të ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Po ashtu, u bisedua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit akademik dhe profesional ndërmjet Iowa-s dhe Kosovës për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

“U vlerësua zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Iowa-s të Shkencës dhe Teknologjisë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në bujqësi dhe blegtori.”, u bë e ditur në komunikatë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →