Kryeministri në detyrë Albin Kurti priti sot në takim ish-presidentin e Kroacisë, Stepjan Mesiq, i cili gjatë viteve tetëdhjeta e nëntëdhjeta doli në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve, duke dhënë mbështetje të palëkundur për përpjekjen për liri dhe pavarësinë e Kosovës.
Në takim u evokuan momente të rëndësishme të dy popujve dhe u diskutua për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë bashkëpunimin në rritje ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
U theksua rëndësia e thellimit dhe zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat, e posaçërisht në atë të mbrojtjes dhe sigurisë. U konstatua që gjendja në Ballkan është shumë më e mirë se para tri dekadave, por edhe që disa probleme janë të vjetra nga ajo kohë.
Për kontributin e tij në mbrojtjen dhe afirmimin e të drejtave të popullit tonë në periudha vendimtare historike, miku i madh i shqiptarëve Stipe Mesiq së fundmi mori titullin Qytetar Nderi i Gjilanit.











