Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takon Walkerin thotë se diskutuan mbi sfidat e Kosovës

nga Venera Grabanica28 maj 2025
Kurti takon Walkerin thotë se diskutuan mbi sfidat e Kosovës

Zyra e Kryeministrit në detyrë njoftoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker.

Bëhet e ditur se në takim u diskutua mbi rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e Kosovës e të rajonit.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që po shoqërohej nga bashkëshortja e tij. Në një takim miqësor, biseduan për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e vendit e të rajonit. Kryeministri u shpreh si gjithmonë i lumtur që ta takojë e të bashkëbisedojë me ambasadorin Walker, të cilin e falënderoi për rolin e tij historik për popullin tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →