Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Të gjithë jemi të tronditur

nga Kaltrina Berila4 qershor 2017

Kurti ngushëllon popullin britanik

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i tronditur nga sulmet e mbrëmshme në Londër, duke shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Jemi të gjithë të tronditur nga sulmi i djeshëm terrorist në Londër, sulmi i dytë brenda pak kohësh në Mbretërinë e Bashkuar.
Ngushëllimet dhe solidariteti ynë shkon për familjarët e viktimave, për të plagosurit e për gjithë qytetarët britanikë, si dhe për institucionet e për ambasadorin O’Connell”, ka thën Kurti përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ai tha se Britania është partner i rëndësishëm historik e strategjik i Kosovës dhe i shqiptarëve, vend që na ka ndihmuar ushtarakisht e politikisht, si dhe vend ku jetojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh mërgimtarë. Ndaj në këto çaste të vështira Kurti tha se është e rëndësishme t’i ofrojmë mbështetjen tonë.

Gjatë sulmeve të mbrëmshme në Londër u vranë shtatë persona dhe 50 të tjerë mbetën të plagosur./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →