Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFinanca
💰 Financa

Kurti thotë se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale

nga E.Bullaku21 shkurt 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale.
Ai ka thënë se për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash.
“Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale. Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pages minimale”, ka shkruar kryeministri në Facebook.
Tutje, ai ka treguar se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike.
“Krahas kësaj, në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale. Propozimi pastaj miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi”, ka shkruar tutje Kurti./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →