Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti thotë se Kosova s’ka plan B pos anëtarësimit në BE

nga Kaltrina Berila7 prill 2025
Kurti thotë se Kosova s’ka plan B pos anëtarësimit në BE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk ka plan të dytë pos anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të hënën në një diskutim të organizuar nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel.

“Kosova ka demonstruar se është partnere e besueshme e Bashkimit Evropian dhe beson fuqishëm në të ardhmen e saj evropiane”, ka thënë ai.

Kurti po ashtu ka bërë thirrje që zgjerimi i BE-së të jetë i bazuar në merita.

Ai ka thënë se ata që janë në linjë me politikat e jashtme të BE-së duhet të shpërblehen e jo të mbahen nën masa restriktive.

“Statusi kandidat për Kosovën, është i vonuar”, ka thënë ai në fjalimin e tij.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →