Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti thotë se në takimin e thirrur nga Osmani do të shkojë me optimizëm

nga B G31 tetor 2025
Kurti thotë se në takimin e thirrur nga Osmani do të shkojë me optimizëm

Kryeministri në detyrë Albin Kurti komentoi takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani. Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë në detyrë, tha se në këtë takim planifikon të shkojë me optimizëm.

“Takimi që do ta kemi në zyrën e presidentes, aty do të diskutohet tema për të cilën jemi ftuar për hapat e mëtutjeshëm meqenëse në tentimin e parë nuk u arrit formimi i qeverisë së re. Dua të shkoj me konstruktivitet dhe optimizëm aty. Funksionimi i Kuvendit, nënkupton formimin e komisioneve parlamentare, unë nuk i kuptoj pse nuk i formojnë komisionet parlamentare, nuk kanë argumente tjera bindëse që janë jashtë logjikës dhe racionalitetit”, tha Kurti.

Takimi i presidentes me krerët e partive politike ështa paraparë të mbahet në ora 12: 00 në ndërtesën e Kuvendit, ku mblidhet kryesia e këtij institucioni./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →