Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti thotë se vendimi për dinarin është i panegociueshëm

nga B G31 janar 2024
Kurti thotë se vendimi për dinarin është i panegociueshëm

Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) janë të pavarura.

Ai në një deklarim për media kur u pyet se a do të ketë shtyrje të ekzekutimit të rregullores së BQK-së sipas të cilës nga 1 shkurti në Kosovë të gjitha pagesat duhet të bëhen në euro,. ka thënë se kjo çështje është e panegociueshme.

“Euroja është valutë që na vjen nga BE-ja, ne nuk jemi duke i thënë askujt merre valutën lelë të Shqipërisë apo një valutë të re Dardan të Kosovës, por euron, euro si mjeti i vetëm i pagesës edhe i shitblerjes i përcaktuar në mënyrë të qartë në RKS nuk është një çështje e negociueshme”, ka deklaruar Kurti.

I pari i ekzekutivit tutje është shprehur se me masat e ndërmarra nga Qeveria, shumica dërrmuese e qytetarëve serbë në Kosovë kanë xhirollogari bankare të hapura në bankat e Kosovës.

E sipas tij edhe nëse nuk e kanë, edhe hapjen e një xhirollogarie por edhe mirëmbajtjen e saj do ta kenë falas.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →