Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për votim në zgjedhjet lokale

nga Gentrita Xhemajli23 gusht 2025
Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për votim në zgjedhjet lokale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar se vota e tyre është vendimtare për fitore.

“Angazhimi juaj në zgjedhjet qendrore na nxori të parët në 22 komuna cep më cep Republikës sonë. Tani, me zgjedhjet lokale që po afrojnë, le t’i bëjmë komunat anembanë Kosovës shembull të qytetarisë, të zhvillimit dhe të qeverisjes sonë të mirë,” ka shkruar Kurti përmes në Facebook.

Ai kujtoi se afati për regjistrim është deri më 29 gusht dhe procesi është i lehtë e i shpejtë.Kurti u bëri apel bashkatdhetarëve që të mos e humbin mundësinë për të kontribuar me votën e tyre.

“Me votën tuaj, fitoret tona bëhen të plota,” përfundoi Kurti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →