Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti udhëton për në Vjenë, merr pjesë në Forumin Ekonomik

nga Kaltrina Berila3 nëntor 2024
Kurti udhëton për në Vjenë, merr pjesë në Forumin Ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Kështu ka bërë të ditur zyra e kyeministrit për medie.

Sipas njoftimit, në kuadër të qëndrimit në Austri, Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, sot do të takohen me bashkatdhetarë dhe miq të shtetit të Kosovës në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →