Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti uroi Njësinë Speciale Intervenuese në 15 vjetorin e themelimit

nga Egzona Mehmeti17 janar 2022

Në përvjetorin e 15-të të themelimit të Njësisë Speciale Intervenuese, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot e vizitoi kampin e kësaj njësie, me ç’rast e përgëzoi për punën, angazhimin dhe kontributin pa kursim e të parezervë që në Kosovë të sundojë ligji dhe të ketë siguri për të gjithë qytetarët e Republikës.
Siç informoi Zyra e Kryeministrit, Kurti tha se Qeveria është në shërbim të qytetarëve, por edhe në shërbim të mekanizmave shtetërorë si Policia e Kosovës, pa të cilët nuk mund ta mbajmë zhvillimin e progresin, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarit të Republikës.
Kryeministri tha ai pjestarë​ve të Njësisë Speciale Intervenuese, janë plotësisht të vetëdijshëm për nevojat e tyre dhe për mungesat që ekzistojnë dhe gjithashtu për mundësitë që duhet t’i shtojnë, prej çështjes së mungesës së pajisjeve dhe armatimit në disa prej njësive, mbrojtjeve shtesë në kushtet e rrezikshmërisë së lartë dhe çështjes së pagës.
Kurti tha se nevojat dhe mungesat e tilla do të trajtohen me prioritet jo vetëm nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nga i gjithë kabineti qeveritar.
“Duke u shprehur mirënjohje për sakrificën dhe situatat e rrezikshme me të cilat përballen në punën e tyre, që Republika e Kosovës të jetë gjithmonë vend i kushtetutshmërisë, i ligjshmërisë, i drejtësisë dhe i sigurisë, kryeministri Kurti i uroi për 15 vjetorin e themelimit dhe i përgëzoi për angazhimin në veçanti komandantët e njësive.”, u bë e ditur në komunikatë./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →