🇽🇰 Kosova
Kurti: Uroj t’i normalizoj marrëdhëniet me Serbinë këtë vit
nga Venera Grabanica7 shkurt 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se shpreson të normalizojë marrëdhëniet me rivalin e përhershëm të vendit, Serbinë këtë vit, pas disa raundeve të bisedimeve të dështuara mes dy palëve.
Për AFP Kurti tha se dëshiron që të dal fitimtar.
“Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë uroj për këtë vit, për vitin 2024, dhe në vitet dhe dekadat e ardhshme dua të dal fitimtar në çështje si pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë”, tha Kurti.











