Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kurti uron 248-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve me dëshirën e ish-presidentit Jefferson

nga Venera Grabanica4 korrik 2024
Kurti uron 248-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve me dëshirën e ish-presidentit Jefferson

(Lajm i përditësuar)


Konjufca: Si popull dhe shtet jemi të lumtur që i përkasim kësaj aleance

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar Amerikën me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca shprehet se 4 korriku është një ditë ku kremtohet demokracia dhe fitorja e saj.

“Në këtë frymë, por në një kontekst tjetër, ShBA-ja vazhdon t’i prijë përpjekjes së aleancës së demokracive për ta ruajtur idealin e lirisë dhe barazisë së popujve, në luftën e pakompromis kundër autoritarizmit dhe pushtimit.  Si popull dhe si shtet jemi të lumtur që i përkasim kësaj aleance demokratike, përkrah ShBA-së për të mbrojtur idealet dhe për të realizuar qëllimet tona të përbashkëta”, shkruan Konjufca në Facebook.


Kurti uron 248-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve me dëshirën e ish-presidentit Jefferson

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përvjetorin e Pavarësisë.

Kurti përmes një postimi të bërë në rrjetin social “X” ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e dëshiruar atë që ka thënë ish-presidentit Thomas Jefferson, për një Deklaratë të Pavarësisë që do të frymëzonte pjesën tjetër të botës.

“Gati 200 vjet pas vdekjes së Jefferson-it, ne jemi ende duke punuar pa u lodhur për të përmbushur dëshirën e tij të fundit. Nga kabinat e votimit anembanë botës, te fushat e betejës patriotike të Ukrainës trime, le të vazhdojmë të gjithë të bëjmë pjesën tonë në këtë luftë të pafundme—për të mbajtur gjallë Shpirtin e ’76-ës, për veten dhe për brezat që do të vijnë”, shkroi Kurti.


Krasniqi: Sot po feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ja uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shënimin e Pavarësisë.

Në urimin e tij, Krasniqi ka shtuar se nga përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga ShBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, që të nisin një rrugë të re, atë të lirisë dhe të zhvillimit

“Para se gjithash, kjo është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike, krah për krah me Shtetet e Bashkuara.  Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë, të promovuara nga SHBA-të, shërbejnë si udhëzues frymëzimi për të gjithë ato shtete që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur.  Gëzuar 4 Korrikun!”, shkruan kreu i PDK-së në Facebook.


Haradinaj uron ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 “Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar në Facebook kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.


Sveçla uron SHBA-në për ditën e shpalljes së pavarësisë: Festojmë me ju si aleatë të përhershëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar 248 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sveçla, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se 248 vjet më parë u vendosën themelet e forta të lirisë e demokracisë që shërbejnë si vlera përparimtare për të gjithë popujt që aspirojnë ato.

“248 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën pavarësinë e tyre duke vendosur themelet e forta të lirisë e demokracisë që shërbejnë si vlera përparimtare për të gjithë popujt që aspirojnë ato. Liritë dhe të drejtat e njeriut, demokracia e shëndoshë, barazia e drejtësia që synon deklarata e shpalljes së pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të jenë themelet e përpjekjeve të përditshme të popujve që duan jetë e zhvillim të qetë e në paqe. Këto vlera duhet dhe do të triumfojnë përballë agresioneve e rreziqeve me të cilat po përballet bota e njerëzimi”, ka shkruar Sveçla.

Ai, ka thënë se Kosova feston bashkë me SHBA-në si aleatë të përhershëm.

“Festojmë sot si aleatë të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur mirënjohjen jo vetëm për përkrahjen e vazhdueshme por edhe shembullin që vazhdojnë të japin tash e 248 vite. Në këtë datë të shënuar, urojmë popullin amerikan dhe institucionet e ShBA-ve, miqtë e partnerët e Republikës sonë! Urime 4 korrikun!”, është shprehur Sveçla.


​Abdixhiku: SHBA do të mbetet aleat i përhershëm strategjik i Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, ditës së shpalljes pavarësisë, 248 vjet më parë.

Abdixhiku, ka shkruar se në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë.

Sipas tij, 4 korriku i vitit 1776, shpallja e pavarësisë së ShBA-ve padyshim shënon datën e lindjes së një vendi që identifikon luftën për lirinë e të gjithë popujve, për demokracinë dhe prosperitetin nëpër botë.

I pari i LDK-së, më tutje ka thënë se në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë.

“Edhe për Kosovën SHBA-të kanë qenë, janë dhe do mbesin aleat i përhershëm strategjik, pa mbështetjen e të cilëve vendi ynë do ta kishte të pamundur lirinë, krijimin dhe konsolidimin e shtetit”, ka thënë ai.


Osmani: Sot populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ditën e Pavarsisë.

Osmani ka thënë se populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan.

“Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave. Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme! Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July!””, ka shkruar Osmani.


​Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 244-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.
ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →