Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti uron Begajn: Sfidat me të cilat përballet kombi lehtësohen kur punojmë bashkë

nga B.K4 qershor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begajn, për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri.
Kurti ka thënë se sfidat me të cilat përballen republikat tona dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë.
“Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur sot Bajram Begajn president të Shqipërisë. Begaj ishte propozuar dje si kandidat për president nga Partia Socialiste dhe në seancën e Kuvendit është zgjedhur si president me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →