Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Mbarësi e begati

nga E.Bullaku7 janar 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë ortodoksë festën e Krishtlindjes.
Ai ka thënë se mesazhi i dashurisë dhe i shpresës së kësaj feste frymëzon për më shumë dashamirësi e angazhim për një shoqëri më të mirë.
“Për Krishtlindje u uroj qytetarëve të Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, të cilët sot kremtojnë, që kjo festë t’i gjejë të lumtur, dhe t’u sjellë mbarësi e begati. Mesazhi i dashurisë dhe i shpresës së kësaj feste frymëzon për më shumë dashamirësi e angazhim për një shoqëri më të mirë. Edhe një herë ju uroj, juve e familjeve tuaja, dhe u dëshiroj paqe dhe gëzim. Gëzuar Krishtlindjen!”, ka shkruar kryeministri në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →