Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti uron komunitetin turk: Pjesë e pandashme e shtetit tonë shumetnik

nga Gentrita Xhemajli23 prill 2025
Kurti uron komunitetin turk: Pjesë e pandashme e shtetit tonë shumetnik

Qytetarët e komunitetit turk në Kosovë sot festojnë Ditën Kombëtare të Turqve, derisa në Turqi 23 prilli festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve. Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar komunitetin turk në Kosovë për këtë festë të dyfishtë.

“Kjo ditë është një moment i veçantë për të nderuar kontributin e bashkëqytetarëve tanë të komunitetit turk në të gjitha fushat e jetës në Kosovë – në arsim, shëndetësi, institucione, art, biznes dhe shoqëri civile. Komuniteti turk është pjesë e pandashme e shtetit tonë shumetnik dhe një urë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai tutje ka thënë se bashkëjetesa e përzemërt dhe harmonia që ekziston mes shqiptarëve, turqve dhe grupeve të tjera etnike është një aset i çmuar, e që na bën më të fortë dhe më të pasur si shoqëri.

“Bashkëqytetarëve tanë nga radhët e komunitetit turk u uroj gëzim dhe lumturi për këtë festë të dyfishtë! Le të vijojmë me punë dhe angazhim për zhvillim, mirëqenie e miqësi gjithnjë e më të madhe”, ka shtuar Kurti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →