Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti uron Kurban Bajramin: Le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët

nga R28 qershor 2023
Kurti uron Kurban Bajramin: Le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët

Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban  Bajramit.

Kurti bëri thirrje që në këtë festë, qytetarët të bëhen edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, “për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”.

“Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve“, shkroi Kurti në Facebook. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →