Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Vaksinat i kemi siguruar, vaksinohuni

nga E.Bullaku23 korrik 2021

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot se situata me pandeminë COVID-19 është nën kontroll, por që vendi rrezikohet nga varianti Delta, nëse qytetarët nuk vaksinohen.
Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin vaksinën kundër COVID-19.
“Vaksinat i kemi siguruar. Ato janë të sigurta. Kosova është vendi i vetëm në rajon që po përdorë vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia Evropiane e Barnave, pra Pfizer dhe Astrazeneca. Tani mund të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç dhe mund të zgjedhin vaksinën që dëshirojnë ta marrin. Të dashur qytetarë, Ju bëj thirrje që të caktoni terminet për vaksinim në platformën https://ekosova.rks-gov.net ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat tuaja. Me kujtimin për të dashurit që humbëm nga pandemia, të kujdesemi për veten dhe njerëzit tonë të afërm duke u vaksinuar. Të përgjegjshëm individualisht dhe për njëri-tjetrin, bashkë ia dalim!”, ka shkruar Kurti.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333 mijë e 705 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 99 mijë e 377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →