Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Kurti: Veprimet tona kundër korrupsionit vlerësohen pozitivisht

nga E.Bullaku25 janar 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zotimi për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë sinjalet e para shumë optimiste.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se ende pa u bërë një vjet nga marrja e detyrës, veprimet kundër korrupsionit vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile.
“Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që do të punojmë më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni”, ka shkruar ai.
Organizata Ndërkombëtare “Transparency International” që merret me luftën kundër korrupsionit ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021.
Kosova ka shënuar përmirësim për 17 vende në luftën kundër korrupsionit. Në mesin e 180 shteteve, Kosova është radhitur e 87-ta./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →