Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Kurti vizitoi Panairin e Librit “Prishtina 2022”

nga Venera Grabanica12 qershor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Librit “Prishtina 2022”, të 22-in me radhë, që u mbajt nga 7 qershori në Pallatin e Rinisë e Sporteve në Prishtinë dhe përfundon sot.
Kurti është ndalur te hapësirat ekspozuese të shtëpive të ndryshme botuese, ka bashkëbiseduar me librarët rreth interesimit të lexuesve për librin, vështirësive dhe sfidave të botuesve, si dhe ka shkëmbyer sugjerime dhe vlerësime rreth librave.
Së bashku me kryeministrin në vizitë të​ panairit ishin edhe nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, ministri i  Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, deputeti Avni Dehari, ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe anëtari i Kryesisë së LVV-së, Arbër Zaimi.
Edicioni i 22-të i panairit të Librit, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, u rikthye pas dy vitesh mungesë, shkaku i pandemisë Covid 19.
Motoja e edicionit të sivjetmë ishte “Libri mbron mendjen” dhe aty u ekspozuan tituj librash të më shumë se 100 shtëpive botuese. /21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →