Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti viziton fshatin Kuk të Dragashit pas vërshimeve: Po shohim se çfarë mund të riparojmë

nga B G27 qershor 2024
Kurti viziton fshatin Kuk të Dragashit pas vërshimeve: Po shohim se çfarë mund të riparojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar  fshatin Kuk të Komunës së Dragashit pas vërshimeve atje.

Ai ka thënë se po vlerësohen dëmet dhe është zotuar se do të riparohet çfarë të mundet.

“Me Komisionin vlerësues i cili po inspekton e analizon masën e dëmeve, po shohim se çfarë mund të riparojmë e rindërtojmë dhe të kontribuojmë nga niveli qendror.

Falënderoj institucionet e shtetit për angazhimin e deritanishëm dhe Kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladinin për mikprijten e tij sot dhe bashkëpunimin me ministrin Elbert Krasniqi.

Qeveria është pranë komunës dhe qytetarëve, për të kaluar bashkë, sa më shpejt e sa më lehtë këtë situatë.”, shkroi Kurti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →