Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sonte, se kontributi i diasporës është i pamatshëm për vendin.
Ai në hapjen e Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, tha se diaspora kosovare është një urëlidhëse që lidh atdheun me botë dhe se historikisht ka kontribuar në Kosovë edhe përmes remitancave.
Në anën tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se ky forum është i nevojshëm për të diskutuar për praktikat e angazhimit të diasporës në Kosovë.
Kryeshefi ekzekutiv i Institutit “The Networking”, Kingsley Aikins, theksoi nevojën e mbajtjes së forumit “Ulpiana”.











