Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti vlerëson procesin e njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksual

nga Venera Grabanica14 prill 2022

Sot në Kosovë shënohet dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Me këtë rast kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kurti vlerësoi procesin e njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, për rëndësinë që ka për të ardhmen e të mbijetuarve dhe për të gjithë shoqërinë. Ai konfirmoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e mandatit të këtij komisioni.

U bisedua për mbarëvajtjen dhe sfidat e këtij procesi, si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët për nxitjen e aplikimit nga personat e mbijetuar, në këtë proces plotësisht konfidencial.  U theksua se sfidë e procesit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, mbetet stigma për dhunën seksuale, që pengon të mbijetuarat/it në realizimin e kësaj të drejte të garantuar me ligj.

Në takim ishin të pranishëm: Leonora Selmani, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Jeta Krasniqi, nënkryetare e Komisionit dhe anëtarët e këtij komisioni: Feride Podvorica, Ilir Gutaj, Mentor Borovci, Minire Begaj Bala, Nazmije Kajtazi, Shpend Haxhibeqiri dhe Xhevahire Balaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →