Kurti: Vuçiq më 2 maj na tha se Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve, por epopeja nuk kopjohet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar disa detaje nga takimi i 2 majit në Bruksel që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe obsesionimin e këtij të fundit, sipas Kurtit, me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Kurti tutje në një postim në Facebook ka shkruar se serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga ”vegla terroriste të Serbisë”.
”Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator të kthehet në Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel në atë që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, dukes qenë diktator, ai është kuptuar: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe si s’kopjohen”, ka shkruar Kurti./21Media











