Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kusari-Lila: Asnjë hap i Qeverisë nuk është hap që ka synuar sanksionimin

nga Venera Grabanica23 maj 2024
Kusari-Lila: Asnjë hap i Qeverisë nuk është hap që ka synuar sanksionimin

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila për RTV21 tha se Kosova nuk ka marrë asnjë hap që ka synuar sanksionimin ose shkeljen e të drejtave të dikujt.

Këtë Kusari-Lila e tha duke komentuar deklaratat e Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, që dje për RTV21 tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm që t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por kjo, sipas tij, bazohet në hapat që do t’i ndërmarr Qeveria e Kosovës për plotësimin e kushteve.

‘’Hapat që do i ndërmarrë Qeveria janë hapa të cilat kanë qenë në frymën e ngritjes së sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës dhe stabilitetit të qetësisë, asnjë hap nuk është hap që ka synuar sanksionimin ose shkeljen e të drejtave të dikujt’’, tha Kusari-Lila./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →